Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se 1.079 kandidatë nga të gjitha subjektet politike do të garojnë për 120 ulëset në Kuvend në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas tij, për zgjedhjet e parakohshme kanë aplikuar 28 subjekte për certifikim: 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.