Kryetari Totaj sot ka vizituar fshatin Leskovec dhe ka parë nga afër punimet gjatë ndërtimit të pikës turistike – Memorialit i cili do t’i ketë simbolet më të rëndësishme të luftë së lavdishme të UÇK-së.
Postimi i plotë i tij:
Po vazhdojnë punimet në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”.
Sot, pamë nga afër punimet gjatë ndërtimit të pikës turistike – Memorialit i cili do t’i ketë simbolet më të rëndësishme të luftë së lavdishme të UÇK-së.
Ky lokalitet, nga i cili Prizrenin mund ta shohësh si në pëllëmbë të dorës, do të jetë vend ku do të përkujtohet trimëria e vajzave dhe djemve tanë si dhe do të jetë një destinacion i këndshëm turistik.