Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka shkuar në Izrael në kuadër të një vizite zyrtare.
Lajmin e ka bërë të ditur MINT-i përmes një komunikate, ku ka shtuar se Hajdari do të takohet me ministrin e Ekonomisë, Nir Barkat, ku do të diskutohet për marrëdhënie dypalëshe ekonomike dhe tregëtare mes të dyja vendeve.
“Znj. Hajdari gjatë qëndrimit në Izrael do të takohet edhe me presidentin e Federatës së Dhomave të Tregtisë së Izraelit, z. Uriel Lynn dhe kryetarin e Grupit të Miqësisë Izrael – Kosovë, z. Erez Malul”, thuhet në njoftimin e MINT-it.
“Takimet tjera në vijim përfshijnë Ministrinë e Turizmit, Bashkinë e Jerusalemit, Institutin e Eksportit të Izraelit dhe ndërmarrësit izraelitë të industrisë dhe teknologjisë, të cilëve nga ekipi MINT, do t’iu prezantohet industria kosovare në rritje dhe përparësitë e të bërit biznes në Republikën e Kosovës”.