Drejtoria përkatëse e inspektorëve në komunën e Prizrenit, gjatë javës së kaluar ka zhvilluar një aksion për inspektimin e mishtoreve të qytetit dhe dy prej tyre në fshatra.
Përmes një postimi në facebook, kjo drejtori ka bërë të ditur së qëllimi i inspektimit ishte rreth dokumentacionit të biznesit, evidenca e shitjes, kuponat e konsumatorëve, saktësia në matjen e mishit e produkteve tjera nga mishi, si dhe siguria e përgjithshme e produkteve për konsum.
Gjithsej gjatë inspektimit janë kontrolluar rreth 20 mishtore dhe biznese të cilat tregtojnë mishin dhe produktet e tij.