- Reklama -

Serbia kërkon nga qytetarët dorëzimin e armëve pa leje

Serbia pas dy sulmeve të fundit që lanë 17 persona të vdekur, ka kërkuar nga qytetarët që të dorëzojnë armët pa leje.

Kushdo që ka një të armë tillë do të mund ta dorëzojë në komisariatin më të afërt pa sanksione deri më 8 qershor, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv

- Reklama -

Gjatë asaj periudhe, qytetarët që dorëzojnë armët e paregjistruara nuk do të kenë përgjegjësi penale dhe as pasoja dhe nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë prejardhjen e armëve, ka thënë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që posedojnë armë pa leje që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, të kontaktojnë stacionin më të afërt policor dhe të dorëzojnë armët për të cilat nuk kanë dokumente për armët”, tha Jelena Lakiçeviq, shefe e Departamentit të Armëve nga Administrata për Çështje Administrative nga Ministria e Brendshme.

Vendimet pasuan pas dy ngjarjeve me vrasje masive në territorin e Beogradit.

Së pari, një 13-vjeçar vrau nëntë dhe plagosi shtatë në një shkollë të Beogradit, dhe vetëm një ditë më vonë, një 21-vjeçar u arrestua me dyshimin se vrau tetë dhe plagosi 14 persona në një fshat afër Mlladenovacit, në periferi të Beogradit..

Një arsenal armësh është gjetur në vilën e përdorur nga i dyshuari për krimin afër Mlladenovcit.

Dorëzimi i armëve tashmë është organizuar në disa raste në Serbi, e cila, sipas disa hulumtimeve, konsiderohet si një nga vendet në botë ku ka më së shumti armë në mesin e civilëve.

Megjithatë, nuk është e saktë se sa armë ka në të vërtetë në mesin e civilëve në Serbi, teksa me dhjetëra mijëra armë janë dorëzuar në dy dekadat e fundit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort