Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja për mbrojtje nga pandemia COVID-19. Me masat e reja, parashihet zgjatja e orarit të lëvizjes dhe i gastronomisë.
Në fund të vendimit të Qeverisë thuhet se masat hyjnë në fuqi në momentin e publikimit të vendimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. E vendimi tashmë është publikuar në gazetë, që i bie se këto masa janë në fuqi që nga sot.
Në komunën e Prizrenit, operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare.