- Reklama -

Komisioni Evropian përshëndet nënshkrimin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Komisioni Evropian ka përshëndetur nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshilli.

Anita Huper, zëdhënëse për çështje të brendshme në Komisionin Evropian e quajti këtë si lajm të mirë për qytetarët e Kosovës dhe realizim i aspiratave që u bë i munduar në bazë të propozimit të Komisionit.

- Reklama -

“Lëvizja pa viza për bartësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet me 1 janar 2024 më së voni. Pas pajtimit të Parlamentit Evropian dhe Këshillit në bazë të propozimit të Komisionit Evropian, bartësit e pasaportave të Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në Bashkim Evropian pa viza për një qëndrim maksimal deri në 90 ditë në periudhën prej 180 ditësh” thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Komisioni Evropian.

“Lëvizja pa viza do të sjell përfitime për qytetarët në të dyja anët, do të forcoj edhe më tutje raportet e BE-së me Kosovën. Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet dhe ka dëshmuar përkushtim në këtë drejtim”, thuhet në këtë komunikatë.

Në komunikatën e Komisionit Evropian rikujtohet se që në vitin 2016, Komisioni i kishte propozuar Parlamentit dhe Këshillit tu jep qytetarëve të Kosovës mundësinë e udhëtimit pa viza. Pastaj në vitin 2018 Komisioni kishte vlerësuar se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kërkesat nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Sipas procedurës së miratimit të vendimeve në BE, Komisioni është organ që bën vlerësime dhe rekomandime ndërsa vendimet në bazë të tyre merren bashkërisht nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian.

Kështu ndodhi edhe me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën për çka vendimi u nënshkrua më 19 prill nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Ministrja e Suedisë për Çështje të Bashkimit Evropian, në emër të Këshillit.

Tash pritet vetëm edhe botimi në gazetën zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e këtij vendimi./REL/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort