- Reklama -

Hapet sërish konkursi për pranimin e policëve në veri

Policia e Kosovës të martën ka njoftuar se ka hapur sërish konkurs për pranimin e policëve në veri, pas dorëheqjes së rreth 500 serbëve në nëntor të vitit të shkuar.

Sipas njoftimit të Policisë, konkursi do të jetë i hapur nga nesër [19 prill] dhe do të zgjasë deri më 12 maj.

- Reklama -

Të drejtë aplikimi kanë personat nga mosha 18 deri në 30 vjeç dhe që i takojnë minoriteteve në Kosovë.

Për detaje të tjera, mund të klikoni KËTU.

Policia pati hapur edhe në fillim të këtij viti konkurs për pranimin e policëve në veri. Konkursi qe paraparë të mbyllej më 26 janar, por u shty deri më 10 shkurt. Patën aplikuar 140 persona nga 500 sa ishte kërkesa.

Në nëntor të vitit 2022 rreth 500 policë, sipas raportimeve të deritashme, ishin dorëhequr në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar veturat me targa serbe.

Që nga ajo kohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për targat.

Aleatët ndërkombëtarë kanë kërkuar kthimin e serbëve në institucione e Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort