- Reklama -

Muja i quan Rukiqin e Çitakun injorantë: Investitorëve të huaj u keni kërkuar para

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka kritikuar Berat Rukiqin e LDK-së dhe Vlora Çitakun e PDK-së, për deklaratat që ai thotë se i kanë bërë duke e quajtur Kosovën si storje të papërfunduar.

“‘Kosova është storje e papërfunduar. Investitorët thonë se i përket Serbisë’, ‘Pse dikush duhet të investojë në një tokë të askujt?’ Këto deklarata i paskan bërë dy përfaqësues të rendit të stërvjetëruar: Berat Rukiqi nga LDK dhe Vlora Çitaku nga PDK”, ka shkruar ai në Facebook.

- Reklama -

Muja ka shkruar se mund të imagjinohet se me çfarë investitorë kanë punuar këto dy parti.

Sipas tij, në kohën e tyre Kosova importonte rryme nga investitori Vuk Hamoviq dhe kontratat në KEK, ka thënë ai, ia besonin “investitorit” nga Serbia “14 Oktobar”, në dëm të kompanive perëndimore.

Muja ka shkruar se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe në KEK investon “General Electric” nga SHBA-ja.

Sipas tij, investimet e huaja direkte janë trefishuar që nga koha kur ish-qeveritë nuk qeverisin.

“Neve investitorët po na thonë se arsyet që nuk vinin ishin mungesa e drejtësisë dhe haraçi. Kosova është storje e përfunduar! Kosova nuk është tokë e askujt injorantë! National Geographic ia paska kushtuar një artikull të gjatë Kosovës që ia vlen të lexohet. Por çka vërejta e ma vrau syrin është që atëherë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Ruqiki, tash LDK, në vend se të flasë se pse duhet të investohet në Kosovë, ai në këtë artikull paska folur se si Kosova nuk ofron stabilitetin dhe parashikueshmërinë e nevojshme për investitorë të huaj. Hiç deklaratë më të mirë nuk paska dhënë as Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, e cila theksin e paska vendosur të dyshimtë dhe kërcënimet nga Serbia me të cilat ballafaqohen investitorët e huaj, në vend se te veçoritë e tregut tonë për investime. Në artikull fjala ‘investime’ përmendet vetëm dy herë. Në të dyja rastet qysh nuk është mirë me investu në Kosovë. Kur gjatë qeverisjes të tyre vinin investitorët e huaj, ju kërkonin para. Tash po ju thonë mos ejani hiq”, ka shkruar ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort