Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për nisjen e implementimit të Ligjit kundër Duhanit.
Në një postim në Twitter, ai është shprehur se ushqimi dhe birra janë shumë më të mira pa tym rreth jush, dhe më të shëndetëshme për të gjithë.
Postimi i ambasadorit:
Lajm i mirë që Min. Peci ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj, përmes inspektimeve të rrepta të pajtueshmërisë. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira pa tym rreth jush, dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë ne.