Kryetari i LVV-së, njëherit kryeministri Albin Kurti, ka takuar të dielën katër kandidatët e subjektit të tij për kryetar të komunave në veri të Kosovës.
Në takim, Kurti ka qenë së bashku me disa ministra dhe deputetë të partisë.
Kurti si Kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kaloj ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore.
“Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, si Kryetar i Lëvizjes, ai i siguroi katër kandidatët e subjektit tonë për mbështetje të fuqishme nga organizata jonë për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Erden Atiqi sërish kandidon për veriun e Mitrovicës.
Flatron Hasani kandidon për Zubin Potokun.
Fetah Peci kandidon për Zveçanin.
Derisa Lulzim Hetemin Lëvizja Vetëvendosje e kandidon për Leposaviq./Telegrafi/