Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se me datën 14.01.2021 prej ores 10:30, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes, për shkak të mungesës me energji elektrike tek 40 Burimet si dhe tek pompa furnizuese cila gjendet tek Rezervuari Shpati për Lagjen
Dardania , pa furnizim të ujit kanë mbetur këto zona:
– Lagjja Dardania
– Kurrilla pjesërishtë
– Rruga Ukë Bytyqi
Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.