Krasniqi: E kuptoj aktakuzën por nuk mbaj përgjegjësi dhe nuk kam lidhje me asnjërën pikë të aktakuzës

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi i pyetur se a e kupton aktakuzën e ndryshuar, ka deklaruar se aktakuzën e kupton por nuk pajtohet me të dhe as nuk mban asnjë përgjegjësi për pikat për të cilat po akuzohet.

“Nuk e kam të vështirë që ta kuptojë akuzën dhe mënyrën së si është përpiluar kjo akuzë, unë nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoj prokurorja para pak kohe. Akuzën e kuptoj kështu siç është por nuk pajtohem me të pas nuk mbaj asnjë përgjegjësi  për të cilën flet aktakuza, ka deklaruar Krasniqi.

Bashkë me Krasniqin, të pafajshëm për krime lufte janë deklaruar edhe ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe deputeti i VV-së Rexhep Selimi.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nga sot (3 prill), do t’i dëgjojnë akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale më 4 nëntor të vitit 2020, ndërkaq Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kjo aktakuzë iu konfirmua një ditë më vonë, pra më 5 nëntor.

Sipas akuzës, së paku mes marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.

“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akuza.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, asaj kohe doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku tregoi se iu është konfirmuar aktakuza dhe në të njëjtën kohë dha dorëheqje nga pozita e presidentit. Thaçi dha dorëheqje më 5 nëntor 2020 dhe u arrestua po atë ditë.

Edhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, e kishte bërë të njëjtën gjë përmes një konferencë për media. Më 10 nëntor të vitit 2020, në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale, Veseli u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Ai u paraqit para Dhomave të Specializuara më 9 nëntor, dhe për dallim nga Thaçi dhe Veseli, përveç se u deklarua i pafajshëm për aktakuzën, ai mbajti edhe një fjalim.

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, para Dhomave të Specializuara u paraqit më 9 nëntor, ku u deklarua i pafajshëm, por edhe mbajti edhe një fjalim.

E deputeti Rexhep Selimi, më 4 nëntor 2020 njoftoi se kishte marrë konfirmin për aktakuzë dhe se ishte nisur drejt Hagës./Reporteri/

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Moti për javën e ardhshme, IHMK: Shmangni udhëtimet e panevojshme, reshjet do të vazhdojnë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se cikloni i...

ASK: Rriten çmimet e konsumit: 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se...

Nis dëshminë në Speciale eksperti i mjekësisë ligjore

Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Goodwin,...

Reshjet e borës, Shqipëria pezullon mësimin në 77 shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë ka njoftuar...

Proton Cable Prizreni mposhtet me rezultat të thellë nga Peja

Të dielen në “Sezai Surroi”, KB Proton Cable Prizreni...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort