Ish-komandanit i UÇK-së dhe njëherët kryetari i Nisma Socialdemokrate në Prizren ka marrë pjesë në Marshin për Drejtësi bashkë me liderin e partisë së tij Fatmir Limaj.
Berisha nga atje ka thënë se ky marsh ishte mesazh i fuqishëm për propagandën dhe investimin e Serbisë që nga përfundimi i luftës, kundër vlerave themelore të shtetit të Kosovës.
“MARSHI PËR DREJTËSI ishte mesazhi i fuqishëm për propagandën dhe investimin e Serbisë që nga përfundimi i luftës, kundër vlerave themelore të shtetit të Kosovës, si dhe për Albin Zajednicën dhe trushpërlarët e tij si përçues të asaj propagande.”, ka thënë ai./TVPrizreni/