Gjendja si pasojë e reshjeve të shiut e borës në shumë pjesë të vendit vazhdon të jetë e rëndë.
Vërshime e përmbytje ka pasur edhe në komunën e Kamenicës, çka se kryetari Qëndron Kastrati e ka shpallur edhe gjendjen emergjente, pasi që sipas tij dëmet janë të mëdha.
- Reklama -
Ndërsa FSK vazhdon të jetë në menaxhim të situatës dhe në ndihmë të banorëve.
Një fotografi po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet një ushtar i FSK-së, i cili ndihmon komunitetin serb.
Në këtë fotografi mund të shihni se si ky ushtar po ndihmon banorët serbë në Hajnoc në kalimin e ushqimit nga njëra anë e fshatit në anën tjetër.
- Reklama -