- Reklama -

U.d. i kryeprokurorit të shtetit: Edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset tona

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka lavdëruar punën e sistemit prokurorial në Kosovë. Në konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit, Kelmendi të shtunën ka thënë se sukseset e sistemit prokurorial “po i pranojnë edhe ata që në vazhdimësi kanë kritikuar dhe vazhdojnë ta kritikojnë sistemin prokurorial”.

Në fjalimin e tij, Kelmendi ka thënë se raportet kredibile ndërkombëtare kanë treguar se Kosova po shënon rezultate të konsiderueshme në sundim të ligjit. Sipas tij, sistemi prokurorial ka pasur rol vendimtar në këto rezultate.

- Reklama -

“Këto suksese në kohën e fundit po i pranojnë edhe ata që në vazhdimësi kanë kritikuar dhe vazhdojnë ta kritikojnë Sistemin Prokurorial. Arrestimet e zyrtarëve publikë, sekuestrimet, shkatërrimi i disa grupeve kriminale dhe shkatërrimi i disa laboratorëve për përpunimin e narkotikëve, janë vetëm disa nga sukseset për të cilat flasin përfaqësuesit e pushteteve tjera në Kosovë, dhe ky është argumenti më i mirë se edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset e punës tonë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se në vitin 2022, Prokurori i Shtetit ka pranuar 50,998 kallëzime penale, ndërsa ka arritur t’i zgjidhë 44,247 kallëzime penale, ose 86.76% e lëndëve të pranuara gjatë periudhës raportuese.

Po ashtu, Kelmendi iu ka bërë thirrje të gjithëve “që në të ardhmen të tregojnë përkushtim, profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi më të madhe në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, të luani një rol më aktiv në drejtim të forcimit të pavarësisë, paanshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies, në mënyrë që ta forconi besimin e qytetarëve në Sistemin e Prokurorial”.

Ai ka falënderuar edhe shoqërinë civile për qëndrimin që ka pasur në rastin e uljes së pagave në drejtësi, por edhe kur ka bërë kritika.

Në konferencë janë mbajtur edhe zgjedhjet për kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Shoqatës së Prokurorëve. Kryetar u zgjodh prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, ndërkaq zëvendëskryetar i kësaj shoqate është zgjedhur, prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ali Ajdini.

Sistemi prokurorial ka pasur përplasje me pushtetin aktual, Qeverinë Kurti, në vazhdimësi vjetëve të fundit. Në disa raste krerë të këtij sistemi kanë kritikuar Ministrinë e Drejtësisë për ndërhyrje.

Të premten, Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort