Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Krasniqi bëri thirrje që në këtë muaj të mbizotërojë paqja, mirëkuptimi e solidariteti mes gjithë qytetarëve të vendit.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve muslimanë u uroj agjërim të lehtë e të pranuar. Në këtë muaj të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, le të mbizotërojë paqja, mirëkuptimi e solidariteti mes gjithë qytetarëve të vendit tonë. Paçi harmoni, begati e mirëqenie në mesin tuaj!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
I pari i AAK-së, Haradianj, uroi besimtarët myslimanë në Kosovë e mërgatë, duke thënë se rritja e besimit, forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji”
“Besimtarët myslimanë në Kosovë e mërgatë, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Naim Tërnava, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit. Rritja e besimit, forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji, të mishëruara me shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre. Paçit agjërim të lehtë e të pranueshëm!”, shkroi Haradinaj.