Një aksion tre ditor për eleminimin e parregullsive në transportin publik është zhvilluar në qytetin e Prizrenit, nën bashkëpunimin e inspektoratit të komunikacionit dhe atij komunal.
Drejtoria e inspektorateve ka njoftuar se nga gjithsej 45 kontrollime, vetëm katër prej tyre rezultuan me parregullsi.
“Inspektorati i Komunikacionit në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal ka zhvilluar një aksion tre-ditor për eliminimin e parregullsive në transportin publik. Në total u kryen 45 kontrollime, nga të cilat vetëm katër kontrollime rezultuan me parregullsi”, ka bërë të ditur kjo drejtori përmes një postimi në facebook.