Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar qytetarët për Ditën e Verës përmes një postimi në rrjete sociale.
“Mirëmëngjes. Dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”, ka shkruar kreu i qeverisë shqiptare.
Kjo festë do të shënohet dhe në qytetin e Tiranës, ku dhe janë organizuar një sërë aktivitetesh.