- Reklama -

Dëshmitari me 11 plagë në trup

Dëshmi në trup bart edhe një pjesëtar i FSK-së, i cili është nga Prekazi dhe pjesëtar i familjes Jashari. Valdet Jashari, i cili për 25 vjet veshi uniformë ushtarake, në ofensivën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 humbi 11 anëtarë të familjes, derisa vetë mbeti me 11 plagë në trup.

Ai për RTK-në rrëfen takimin e fundit me komandantin Adem Jashari. Për 25 vjet, veshi disa uniforma ushtarake. Fillimisht atë të UÇK-së, pastaj të TMK-së e tani vazhdon me uniformën e Ushtrisë së Kosovës, atë të FSK-së.

- Reklama -

Valdet Jashari nga Prekazi në trup ka edhe 11 plagë që i mbetën nga ofensiva e 5, 6 dhe 7 marsit nga e cila iu vranë edhe 11 anëtarë të familjes.

Për RTK-në ai rrëfen këtë ofensivë dhe takimin e fundit me komandantin Adem Jashari më 4 mars të vitit 1998.

” Tha isha me i pa te plagosurit që janë plagos me 27 shkurt në luftën e Likoshanit dhe Qirezit, aty komandanti na dha armatim e municion që ia kishin dhënë shokët, … na tha sonte bëni 4 palë sy sepse fabrika e municionit është mbushur me armatim dhe pritet sulmi çdo moment”, shprehet ai.

“Ditën e 5 marsit në mëngjes herët në mëngjes i kemi dëgju disa krisma rreth lagjes dhe kam dalë në ballkon të shtëpisë së Hamit Jasharit, dhe në atë moment i kam pa tanket serbe , kanë ardhë në drejtim të lagjes, aty i kam lajmëru  të gjithë se u rrethakuam nga tankat”, tregon Valdet Jashari.

” Kur ka fillu lufta me 5 mars në mëngjes herët i kam dëgju disa zëra duke këndu, mandej e kam kuptuar që ka qenë Adem Jashari, duke këndu për fillimin e luftës”, thotë ai në rrëfimin e tij për RTK….

Në aksionin e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 Valdeti humbi 11 anëtarë të familjes.

” Çdo vit që po kalon, kemi emocione çdo here e me të mëdha, si familjar të lagjes Jashari që kemi dhënë shumë për këtë liri, sa here që zgjohem në mëngjes sa kaloj rreth varrezave  më rrëqethet trupi , kur i shikoj, është një emocion i veçante, nuk e di si ta shpjegoj”, tregon ai

Përtej emocioneve që ia ngjall çdo vit shënimi i Epopesë së UÇK-së, Valdeti shërben për Ushtrinë e Kosovës.

“Pas 25 viteve kemi varreza ku mundemi me u përkulë, kemi ushtar të Kosovës që e mbajnë uniformën më krenari që kanë në mendje gjithmonë komandantin Adem Jashari dhe dëshmorët e kombit”, thotë Valdet Jashari.

Edhe sot, në 25-vjetorin e Epopesë, nga kazerma që bart emrin e Adem Jasharit, Valdeti thotë se me krenari i shërben atdheut.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort