Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën janar 2023. Sipas ASK-së,gjatë muajit janar të këtij viti numri i vizitorëve vendor dhe të huaj është 38,465 prej tyre 40.87 për qind janë vendor dhe 59.13 për qind janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 67,138 prej tyre 44.79 për qind nga vendorët dhe 55.21 për qind nga të huajt.
Për muajin janar 2023 pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Numrin më të madh të vizitorëve e ka regjioni i Prishtinës me 13,870 vizitor, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimit e ka regjioni i Pejës me 23,520 net-qëndrimi.
Ndërsa numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania etj. /IndeksOnline/