Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillim Ekonomik njofton se në Komunën e Prizrenit do të marrin pjesë afro 40 agjenci turistike kombëtare nga Republika e Turqisë, të njohura me emrin “Türsab”, të cilat janë të njohura në Evropë për sjelljen e turistëve me organizimin e turneve turistike.
Pjesëmarrja e këtyre kompanive do të ndikoj që këtë vit të ketë ngritje (mbi 20.000 persona) të numrit të vizitorëve nga Republika e Turqisë në Kosovë, me theks të veçantë në Prizren, me qëndrim prej dy – tri netëve.
Qëllimi i ardhjes së këtyre agjencive turistike në Prizren është:
1. Krijimi i paketave turistike me Hotelet dhe Restorantet e komunës sonë,
2. Krijimi i paketave turistike me agjencitë turistike të komunës sonë,
3. Krijimi i lidhjeve të reja të bashkëpunimeve ndërmjet organizatave turistike, etj.
Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, me qëllim të njohjes, krijimit të kontakteve për pako turistike organizon takim B2B, i cili do të mbahet në Hotel “MY HOTEL” të Premten, më 03.03.2023, në orën 15:00.
Ftojmë të gjithë të interesuarit: Hotelet, Restorantet, Agjencitë Turistike, Tour Operatorët dhe Organizatat Joqeveritare t’i bashkëngjiten kësaj mbledhjeje, thuhet në njoftim.