Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren, me njoftim për të sëmurët që përfitojnë subvencione

Drejtoria Komunale e Shëndetësisë në Prizren, duke filluar nga muaji shkurt, ka filluar pranimin e kërkesave për mbështetje financiare për kategoritë e përcaktuara me Rregulloren për Ndarjen e Subvencioneve K.PZ.nr. 01\011-9014 të Komunës së Prizrenit si dhe rregulloren 02/2020 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores nr. 01/011-9014 për Ndarjen e Subvencioneve.

Sipas kësaj rregulloreje, mbështetja financiare u mundësohet këtyre kategorive:

1. Personave të sëmurë me CA dhe Tumore,
2. Fëmijëve deri në 18 vjeç, me sëmundje të rënda siç janë: sëmundjet neuromuskulare – distrofi muskulare, paraliza cerebrale, sëmundjet metabolike, diabet insulin vartës,
3. Shërbyesit Civil të administratës Komunale me sëmundje të rënda.
Personat të cilët u takojnë kategorive të lartshënuara dhe që janë qytetarë të Komunës së Prizrenit, mund të aplikojnë për mbështetje financiare për këtë vit deri me datën 15 nëntor 2023, kur edhe do të mbyllet aplikimi.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim përfshin:
1. Kopjen e letërnjoftimit (për fëmijët kopja e letërnjoftimit të njërit prind),
2. Ekstraktin e lindjes,
3. Dokumentacionin mjekësor që dëshmon sëmundjen përkatëse (për të sëmurët me Ca, Tumore, raporti nga operimi, raporti i biopsisë, raportet e ndryshme të terapive dhe një raport i vitit përkatës i vizitës te profesionistët shëndetësorë përkatës si onkologu, hematologu, kirurgu tarakal, etj., ndërsa, për fëmijët raportet përkatëse mjekësore që dëshmojnë sëmundjen dhe një raport i vitit përkatës lidhur me vizitat e realizuara brenda këtij viti lidhur me sëmundjen)
4. Konfirmimi i xhirollogarisë bankare rrjedhëse, në emër të personit i cili është i sëmurë dhe përfiton mbështetjen financiare.
Të gjithë këto dokumente, paraprakisht duhet të dërgohen për verifikim në zyrat e Drejtorisë së Shëndetësisë, tek objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Kati i 3-të, dhe pas verifikimit nga zyrtarët e DKSH-së të njëjtat të duhen protokolluar në sportelet e Administratës Komunale.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

LDK-së në Prizren i bashkohet ish-komandanti i UÇK-së, Nexhmedin Kastrati

LDK në Prizren, përmes një postimi në Facebook, ka...

I riu 22 vjeçar nga Prizreni, Defrim Pireci, ka nevojë për ndihmë nga njerëzit me shpirt human

22 vjeçari nga Prizreni, Defrim Pireci, është diagnostikuar me...

Qytetarit nga Prizreni i humb kuleta me para dhe dokumenta, kërkon ndihmë për ta gjetur!

Nuk janë të pakta rastet kur kuletat humbin bashkë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort