Ka vazhduar bastisja e banesës së ish-këshilltarit të ish-presidentit Thaçi, Adil Behramajt.
Në pamjet e publikuara shihet se si tek banesa e Behramajt në Dragodan janë Njësitet e Policisë së Kosovës si dhe ato të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë.
Nga Prokuroria e Specializuar kanë thënë se nuk i komentojnë hetimet e tyre.
“Faleminderit për pyetjen tuaj. ZPS nuk komenton hetimet e saja”, kanë thënë nga Specialja.