Më 14 shkurt, qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në institucionet më të larta të vendit.
Kësisoj tashmë kanë filluar edhe të bëhen publik emrat e kandidatëve për deputet nga radhët e shumë partive politike.
Një nga emrat e kandidatëve për deputet në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës është edhe Adnan Merovci.
Merovci më së miri njihet si ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Lajmin për kandidimin e tij për deputet e ka bërë përfaqësuesi i LDK-së nga dega e parë në Prishtinë, Dasmor Durmishi.
Pas luftës, Merovci ka ushtruar disa funksione të larta publike në vend, si Kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor, poashtu Kryeshef i PTK-së, derisa së fundi publikoi edhe një libër kushtuar kujtimeve të tij me Rugovën.
LDK Dega e Parë✌🏻
Me Dy kandidat per Deputet nga dega jone
Feim Salihu✌🏻
Adnan Merovci✌🏻Posted by Dasmor Durmishi on E hënë, 11 Janar 2021