Deri sa numri i vikitimave nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 9400, momentet e shpresës janë të pakta në zonat e shkatërruara nga tërmetet e së hënës.
Por ekipet e shpëtimit vazhdojnë të luftojnë për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja, raporton BBC.
Një vogëlushit sirian i quajtur Mohummad, i bllokuar nën rrënoja për gati 45 orë në Hatay, iu dha ujë për të pirë nga një tapë shishe ndërsa shpëtimtarët punuan me vendosmëri për ta nxjerrë jashtë.