Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bënë të ditur se kjo javë, përveç sot, mbi vendin tonë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore.
Parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine. Edhe sot pasdite parashihen erëra të fuqishme të cilat do t’i përfshijnë disa rajone, kryesisht veriun, verilindjen dhe perëndimin e vendit , por edhe pjesa qendrore.
Gjithashtu, sipas IHMK-së, do të përfshihet nga erërat e fuqishme dhe reshje bore të intensitetit të dobët , të cilat do të vazhdojnë edhe në pjesën e par të ditës së hënë, ku edhe erërat parashihen të dobësohen pasditen e ditës së nesërme.
Temperaturat minimale sot parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-4 deri 2 gradë Celsius.
Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.