- Reklama -

Vuçiq: Asociacioni do të ketë kompetenca të rëndësishme

Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë miratuar “raportin e Qeverisë për negociatat me Prishtinën” me 154 vota pro, 23 kundër dhe 9 abstenime.

Në fjalimin e fundit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se do të ketë diskutime të vështira dhe një “luftë të vështirë” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se ai do të ketë kompetenca të rëndësishme dhe ato “do të ngjallin besim te qytetarët”.

- Reklama -

“Unë jam gjithmonë i gatshëm të flas me të gjithë, pozicioni ynë nuk është i lehtë”, ka thënë Vuçiq në fjalimin përmbyllës në Kuvend, shkruan RTS.

“Unë jam gjithmonë i hapur për një bisedë, sa herë që kam një orë të lirë, pasi për mua shkon gjysmë ore, 45 minuta dhe një orë në varësi të bisedës që kam. Kudo që ka hapësirë, jam gati të ju pranoj, të flasim për të gjitha këto, të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se “duhet të përgatitemi për momente të vështira dhe se duhet të përpiqemi të kuptojmë pak më mirë njëri-tjetrin”, duke shtuar se ai pranon një pjesë të fajit për këtë.

“Qëndrimi ynë nuk është i lehtë pikërisht sepse situata në Kosovë nuk është e lehtë”, tha Vuçiq.

Duke folur për serbët në Kosovë, Vuçiq pretendoi se shqetësohet për ta dhe se ata janë në Kosovë sepse “e shohin dikë që lufton për ta, i sheh problemet e tyre dhe jeton jetën e tyre”, duke aluduar për veten.

“Unë ju garantoj vetëm një gjë – ne do të jemi gjithmonë bashkë. Serbia do të ruajë paqen. Serbia do të sillet me përgjegjësi”, tha Vuçiq.

“Të gjitha vendimet do t’i marrim në bashkëpunim me ta, sepse do të ketë presion që të mos respektohet ajo që është nënshkruar”, thotë Vuçiq.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort