Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë në Grand Prixin e Almadas së Portugalisë dhe 350 pikë olimpike Paris 2024.
Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj jugkoreanes, Jeongyn Lee.
Trajneri Driton Kuka ka komentuar suksesin.
“Xhudo e nisi mbarë këtë vit me medalje dhe shpresojmë kështu të vazhdoj tutje”, ka thënë ai.
Paraprakisht, xhudistja kosovare ka mposhtur Zanet Michalidoun e Qipros, dhe Vanessa Chalan e Ekuadorit, teksa është mposhtur në çerekfinale nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko. Para ndeshjes ku ka fituar medaljen Kuka ka mposhtur sllovenen, Patricija Brolih./RTKlive/