Përmes një komunikate për media njofton se Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren, më datë 10.01.2023, ka organizuar konferencë për media ku ka shpalosur të gjeturat në lidhje me konkursin për Sekretar/e të shkollave të shpallur nga komuna e Prizrenit. Nga të gjeturat preliminare të shkeljeve në konkursin e organizuar për sekretar/e shkollave, me qëllim të dokumentimit, njëri nga anëtarët e kuvendit të komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me kërkesa për qasje në dokumente dhe informata publike. Komuna e Prizrenit, nuk ka kthyer përgjigje në kërkesat që janë kërkuar në lidhje me konkursin për sekretar shkollash dhe si rezultat është ndjekura procedura e ankesës pranë Agjencionit për Informacion dhe Privatësi si mekanizëm për trajnimin e ankesave në lidhje me refuzimin e kërkesave për qasje ne dokumente publike.
Me datë 06.01.2023, është kërkuar nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme, nëse kanë të drejtë shërbyesit civil gjatë periudhës provuese të jenë pjesë e Komisionit në vlerësimin e kandidatëve konkurrues për pozita ne shërbimin civil dhe shërbimin publik. Me datë 25.02.2023, nga ane e këtij departamenti kemi marrë sqarimet e nevojshme ku në mes tjerash thuhet se “Në pajtim me dispozitat ligjore dhe duke marr parasysh obligimin që në periudhë provuese nëpunësi civil është i obliguar që të kryej punët nën kujdesin e një nëpunësi civil të së njëjtës kategori, ose kategorie më të lartë, i cili përcaktohet nga mbikëqyrësi, konstatohet se nëpunësi civil gjatë periudhës provuese nuk mund të jetë pjesë e Komisionit përzgjedhës për vlerësimin e kandidatëve konkurrues për pozita në shërbimin civil apo shërbimin publik”. Njëra nga anëtaret e Komisionit konkretisht znj. Shkendije Berisha është emëruar në pozitën e shërbyesit civil me datë 30.06.2022, e cila faktikisht është në periudhë provuese.
Po ashtu, më datë 01.06.2022, duke shfrytëzuar të drejtën për qasje ne dokumente/informata publike, është kërkuar nga ana e Policisë së Kosovës konkretisht nga Divizioni për Personel dhe Administratë, qasja në dokumente publike, ku është kërkuar dokumentacioni i procedurës së lëvizjes brenda kategorisë për z. Fatmir Badalli; informacion që tregon qartë pozitën dhe gradën e pozitës që ka mbajtur z.Fatmir Badalli në Policinë e Kosovës deri në datën e lëvizjes brenda kategorisë tek komuna e Prizreni si dhe trajnimet/kualifikimeve të z. Fatmir Badalli në fushën e burimeve njerëzore. Me datë 24.01.2022 ne kemi marrë përgjigje, konkretisht informata nga ana e Policisë së Kosovës në lidhje me pozitën e z. Fatmir Badalli që ka mbajtur në Policinë e Kosovës, ku në mes tjerash thuhet se “prej datës 01.12.2022 ka lëvizje brenda kategorisë”. Ky fakt, dëshmon qartë që vendimi i Kryetarit të komunës së Prizrenit për caktimin e z. Famir Badalli si kryesues i Komisionit për zhvillimin e procedurave të rekrutimit dhe vlerësimin e kandidatëve është në kundërshtim me legjislacionin meqenëse vendimi i Kryetarit të Komunës është marrë më datë 30.11.2022 derisa zyrtarisht lëvizja brenda kategorisë ka ndodh me datë 01.12.2022.
Duke marrë për bazë dy argumentet e tilla:
a) caktimin e një anëtari konkretisht të znj. Shkendije Berisha si dhe
b) emërimi i anëtarit tjetër në Komision konkretisht të z. Fatmir Badalli para përfundimit të lëvizjes brenda katergorisë;
Lëvizja Vetëvendosje, potencon faktin se vendimi i Kryetarit të Komunës është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi që rregullon fushën e regrutimit të zyrtarëve publik si dhe ka tejkalime të autorizimeve ligjore sa i përketë marrjes së vendimit për caktimin e komisionit për zhvillimin e procedurave rekrutuese si dhe vlerësimin e kandidatëve ne konkursin për sekretar/e të shkollave.
Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga ana e Kryetarit të Komunës z. Shqari Totaj, të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në kthimin e ligjshmërisë konkretisht në anulimin e konkursit të shpallur për sekretar/e të shkollave në komunën e Prizrenit.
Po ashtu, për shkak të dyshimeve që tanimë janë evidente në realizimin e marrëveshjeve politike në dëm dhe në kundërshtim me parimet bazë të ligjit për zyrtarët publike si dhe shkeljeve të lartcekura, i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të iniciojnë fillimin e hetimeve për zyrtarët që kanë tejkaluar autorizimet ligjore në lidhje me rastin në fjalë.
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren do të jetë e përkushtuar në mbrojtjeje e interesit të qytetarëve të komunës së Prizrenit, ku edhe do të ndërmerre hapa të tjerë nëse kryetari i komunës nuk anulon konkursin në fjalë, thuhet në komunikatë.