Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë.
Për një rast të lëndimit në vendin e punës që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren, tashmë është iniciuar rast, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një punëtor (46-vjeçar) i kompanisë “Muzbeg” te Tranziti i Vjetër derisa ka qenë duke punuar, e ka lënduar kokën, duke pësuar kështu lëndime.
Për pasojë, viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe ProkurorI i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rast.