- Reklama -

Pesëshja ndërkombëtare takon Vuçiqin

Pesë përfaqësues të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë takuar të premten edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin pritet të diskutohet për hapat e mëtejmë në dialogun Kosovë-Serbi.

Pos përfaqësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në takimet me Kurtin e Vuçiqin janë edhe, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe zëvendësndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

- Reklama -

Vuçiqi ka postuar një fotografi të përbashkët nga nisja e takimit.

Pritet që në takim të bisedohet për vazhdimin e dialogut, bazuar në planin franko-gjerman.

Pas takimit në Kosovë, përfaqësuesi i BE-së për dialogun, MIroslav Lajçak, u shpreh se ka pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë që ofron propozimi evropian.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort