- Reklama -

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë e qetë, por shumë e brishtë

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Angelo Michele Ristuccia, ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme.

Ristuccia ka folur të enjten në takimin e Shefave të Mbrojtjes së NATO-s.

- Reklama -

Ai ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin e tyre e përkrahjen e misionit të KFOR-it.

Ristuccia i ka informuar ata për aktivitetet e KFOR-it.

“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Ristuccia, është njoftuar në faqen e KFOR-it në T]itter.

Ristuccia ka thënë se KFOR-i po zbaton çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin që i buron nga OKB-ja, e që ka për qëllim lirinë e lëvizjes dhe ruajtjen e sigurisë.

Ai ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

Ai ka thënë se po ashtu po krijon kushte që të konsolidohet dhe të ecë para dialogu i lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë.

Ristuccia ka folur edhe për tensionet e fundit në veri të Kosovës.

“Përderisa tensionet rritjen, e përshkallëzon paqartësia në mesin e popullatës; një i incident i vetëm mund të rrezikojë të kompromentojë me vite arritje për sigurinë dhe paqen”, ka thënë Ristuccia.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort