- Reklama -

Hoxhaj: Autostrada e Anamoravës do të nisë të ndërtohet pas 14 shkurtit

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Autostrada e Anamoravës është plani i ardhshëm, e cila do të nisë të ndërtohet pas 14 shkurtit, kur PDK të jetë në krye të qeverisë.

Ai iu ka premtuar banorëve të Anamoravës dhe atyre të Luginës së Preshevës, se projekti i ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, do të vazhdojë dhe është prioritet në programin e PDK-së.

- Reklama -

“I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, Bajrush Xhemaili, Zenun Pajaziti dhe gjeneral Kadri Kastrati, takuam sot strukturat e PDK-së në Kamenicë”.

“Me entuziazëm të jashtëzakonshëm e të gatshëm për sfidat dhe sukseset e radhës që na presin për Kosovën, me njerëz profesionistë dhe punëtorë që duan të punojnë për të mirën e vendit, do ta udhëheqim Qeverinë e ardhshme”.

“PDK do të vazhdojë të investojë në infrastrukturë rrugore, si faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Autostrada e Anamoravës është plani jonë i ardhshëm, e cila do të nisë të ndërtohet pas 14 shkurtit, kur të jemi në krye të qeverisë”.

“Unë si Kryeministër dhe PDK në qeveri, garantojmë se banorët e Anamoravës dhe ata të Luginës së Preshevës, se projekti i ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, do të vazhdojë dhe është prioritet në programin tonë”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort