- Reklama -

Rast i dhimbshëm: Ndërron jetë i riu papritur në një lokal në Prizren

Një rast të dhimbshëm ka ndodhur mbrëmë në një lokal në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një i ri papritur ka humbur jetën teksa po kalonte kohë bashkë me miqtë e tij. Ky rast ka tronditur familjen, kur morën vesh se B.K, ishte dërguar pa shenja jete në spital, ku u konstatua vdekja e tij.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se B.K ishte 38-vjeçar dhe dyshohet se pësoi atak kardiak duke u dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete. Në bazë të ekzaminimeve të para, në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune, por megjithatë Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që t’i bëhet obduksioni.

- Reklama -

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ku ka marrë deklarata nga disa dëshmitarë që ndodheshin bashkë me B.K në tavolinë në momentin kritik.

Siç mëson Sinjali, ajo që dihet deri më tani është se Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort