- Reklama -

Paralajmërohet hapja e 300 vendeve të punës, Ministria nënshkruan projekt në vlerë 11 milionë euro

Në vend pritet që të hapen 300 vende të reja pune, pas nënshkrimit të marrëveshjes për realizimin e projektit strategjik që ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e bëri me kompaninë Kosmonte Foods.

Vlera e këtij projekti, sipas ministrisë, ka vlerë mbi 11 milionë euro, ndërsa në bashkëpunim do të jenë edhe kompania gjermane “Zott” dhe kompania sllovene “Perutnina Ptuj”.

- Reklama -

“Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit strategjik në vlerë totale prej 11,143,917.2 euro”
“Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me kompaninë gjermane “Zott”, dhe kompaninë sllovene “Perutnina Ptuj”. Nga ky projekt strategjik parashihet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tej, bëhet e ditur se objekt i kësaj marrëveshje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vjet në zonën kadastrale Harilaq, komuna e Fushë Kosovës.

“Objekt i kësaj marrëveshjeje është dhënia në shfrytëzim e pronës për 99 vite në zonën kadastrale Harilaq, Komuna e Fushë Kosovës, e cila do të shfrytëzohet për investime strategjike në asete fizike për grumbullimin, trajtimin, ruajtjen e pemëve dhe perimeve, përpunimin e tyre dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe përpunimin e mishit të shpezëve”.

“ “Perutnina Ptuj” pritet sivjet te fillojë me investim në fabrikë dhe në vendosjen e mbarështimit të zogjve të pulës”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort