Një rrahje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në fshatin Kijevë të Malishevës.Në këtë rrahje, ku janë përdorur edhe mjete të forta, ka mbetur i lënduar rëndë një person, i cili më pastaj është dërguar në QKUK.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Fsh. Kijevë Malishevë 08.01.2021 – 15:05. Ka ndodhë një përleshje mes disa personave deri sa ishin në një restorant. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta dhe të mprehta dhe si pasojë janë lënduar gjashtë persona, njëri prej tyre ka lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Personat e tjerë pas marrjes së tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i lënduar është nën arrest dhe në përkujdesje të policisë në QKUK”./GazetaBlic