- Reklama -

The Economist analizon situatën në veri: Serbia mund të përpiqet ta imitojë strategjinë e Putinit për pushtimin e Krimesë

Gazeta prestigjioze britanike, The Economist, ka analizuar situatën e tensionuar në veri të vendit, me ç’rast ka ngritur alarmin se mund të përshkallëzohet në një konflikt të ri me Serbinë.

Sipas The Economist, në tentativë për të shkaktuar përshkallëzim, Serbia ka gjasë të përpiqet ta imitojë strategjinë që kishte përdorur presidenti rus, Vladimir Putin, kur pushtoi Krimenë në 2014.

- Reklama -

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “little green men” (në shqip: burra të vegjël në të gjelbër), që në esencë nënkupton futja e ushtarëve në territor të huaj, si të paidentifikuar, e pa i cilësuar si ushtarë që i përkasin atij shteti, në këtë rast Rusisë.

Termi “little green men” u përdor për herë të parë kur Federata Ruse pushtoi krahinën e Ukrainës, Krimenë, në periudhën shkurt-mars 2014. Si pasojë, Rusia okupoi Aeroportin Ndërkombëtar dhe ndërtesën e parlamentit në qytetin e Simferopol-it të Krimesë si dhe shumicën e bazave ushtarake të kësaj krahine.

Ky term gjithashtu asocohet me trupat ruse gjatë luftës në Donbas të Ukrainës, pasi Kremlini refuzoi prezencën e trupave ukrainase në rajon. Ata luftuan të veshur me uniforma pa shenja identifikuese ose u maskuan si separatisë pro-rusë.

Fillimisht, presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, deklaroi se “burrat me të gjelbër” nuk ishin pjesë e Forcave të Armatosura Ruse por grupe të milicisë vendase që kishin marrë armët e tyre nga ushtria ukrainase.

Mirëpo më vonë, në prill të vitit 2014, Putin e pranoi publikisht se këto forca ishin ruse, dhe që kishin intervenuar me pretendimin për t’i mbrojtur banorët lokalë dhe për të krijuar kushte për referendum. Ai po ashtu deklaroi se Forcat e Armatosura Ruse kishin bllokuar ato ukrainase gjatë ndodhive në Krime.

The Economist raporton se në veri të Kosovës është shfaqur një e ashtuquajtur “Brigadë e Veriut”.

Nuk dihet, megjithatë, nëse kjo është një organizatë sekrete paramilitare apo fushatë për t’i bërë njerëzit të besojnë se ekziston një e tillë. Mirëpo, në territorin e Mitrovicës së Veriut, është parë një shenjë ku thjesht shkruan “Ne po presim!”, që raportohet të jetë në relacion me këtë brigadë. /Reporteri.net/.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort