Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbaj mot i ngjashëm me lëvizje të lehta të temperaturave parashihet të na shoqëroj edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Vranësira më të fokusuara dhe më të shpeshta do të shtrihen përgjatë relievit malor. Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta dhe me ngrica të lehta, gjithashtu do të ketë kushte që në orët e para të paraqitet mjegulla si dukuri meteorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.