- Reklama -

Sindikata e punëtorëve të RTK-së: Me buxhetin që i është ndarë, RTK-ja kolapson

Sindikata e punëtoreve të RTK-së, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të rrisin buxhetin për televizionin publik.

“Si përfaqësues të punëtorëve të RTK-së, ju bëjmë thirrje që ta ktheni buxhetin e mediumit publik në lartësinë siç ka qenë para dy vitesh, jo pse është i mjaftueshëm për RTK-në, por buxhetin që e keni ndarë aktualisht, është kolapsim i televizionit të vetëm publik në vend”, thuhet në letrën publike të Sindikatës, drejtuar deputetëve.

- Reklama -

Ata kanë theksuar se për 23 vjet, asnjëra legjislaturë nuk ka bërë zgjidhje të përhershme sa i përket financimit dhe pronës së RTK-së.

Ata kanë pyetur deputetët nëse e kanë në plan ta mbështesin televizionin publik.

“Me buxhetin e ndarë aktualisht pamundësohet funksionimi i RTK-së, e lëre më të flasim për investime e emisione të reja. Nuk ka shikueshmëri pa buxhet, s`ka programe e as teknologji të re. Nuk ka televizion publik që mund të funksionojë pa financa dhe me buxhetin që funksionon RTK-ja”, thuhet në letrën drejtuar deputetëve.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve, RTK-ja është në gjendje të rëndë financiare. “Duke e mbështetur me kthimin e buxhetit ashtu si çka qenë para dy vitesh, RTK mund të dalë nga kjo situatë e rëndë financiare. Disa herë ju kemi alarmuar që objektet ku ne punojmë janë të rrezikshme për shëndetin dhe në rrezik për t`u shembur. Neve si Sindikatë e Punëtorëve nuk na mbesin rrugë të tjera për ta mbrojtur RTK-në dhe punonjësit e saj, përveç përmes rrugëve ligjore si grevat e protestat”, thuhet në letër.

Sipas tyre, në mënyrë që RTK-ja të marrë vetën, buxheti për të duhet të korrigjohet.

Javë më parë edhe Bordi i RTK-së, ka reaguar ndaj ndarjes së buxhetit prej 8.96 milionë eurosh për të për vitin 2023.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort