- Reklama -

Njohja e patent-shoferëve të Kosovës nga Gjermania, kryediplomatja dhe ambasadori Cufaj takojnë drejtorin gjerman

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla po qëndron në Gjermani.

Bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, kanë pritur në takim Drejtorin e së Drejtës për Rrugë dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit në Qeverinë e Gjermanisë, z. Gudio Zielke.

- Reklama -

Në këtë takim ata kanë biseduar edhe për procesin e avancimit të bisedimeve rreth njohjes së patent-shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ky është postimi i plotë i ministres në FB:

Sot në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Berlin bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj pritëm në takim Drejtorin e së Drejtës për Rrugë dhe Marrëveshje Ndërkombëtare në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit në Qeverinë e Gjermanisë, z. Gudio Zielke. Biseduam për procesin e avancimit të bisedimeve rreth njohjes së patent-shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Theksova nevojën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt sepse janë me mijëra shqiptarë nga Kosova të cilët janë futur në tregun e punës në Gjermani dhe nuk kanë të drejtë të përkthejnë patent- shoferët e tyre. E sigurova z. Zielke që Qeveria e Kosovës është e vendosur të zbatojë rekomandimet e Qeverisë së Gjermanisë në mënyrë që kjo marrëveshje të përmbyllet sa më shpejtë.

Z. Zielke shprehu optimizmin e tij që pas vizitës së delegacionit gjerman në muajin Shkurt, njohja reciproke e patent- shoferëve ishte paraparë të mbyllej këtë vit, por rrethanat pandemike e kanë bërë të pamundur takimin e ekspertëve gjermanë me të Kosovës, dhe që përkundër vështirësive të mëdha, procesi pritet së shpejti të përmbyllet.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort