- Reklama -

Përkeqësimi i motit, Policia e Kosovës vjen me në apel

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në mënyrë që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe përgjatë sezonit dimëror.

Sipas një njoftimi për media, Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

- Reklama -

Tutje në njoftim thuhet se Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, parasheh aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik, pasi që nga të reshurat atmosferike, zvogëlohet dukshmëria dhe paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor.

“Andaj përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik përgjatë sezonit dimëror”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, Policia e Kosovës bën të ditur se do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort