Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian tha sot se është ditë historike për vendin, është moment historik.
“14 dhjetor ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion tonë, integrimit euro-atlantik”, tha ajo.
Presidentja tha se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies sonë të patjetërsueshme.