- Reklama -

Astrit Haraqija synon të jetë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija po synon që të bëhet deputet i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, raporton GazetaBlic.Haraqija pritet të jetë në listën në listën për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.Në një prononcim për GazetaBlic, Haraqija ka thënë se është i gatshëm për një garë të tillë, por që siç ka thënë ai, ky vendim varet edhe nga organet tjera të LDK-së.

Në momentin që do të zyrtarizohet si kandidat, Haraqija është shprehur i bindur se do ta fitojë ulësen e Kuvendit të Kosovës.
“Unë jam i gatshëm, por kjo nuk varet nga unë, por nga organet e partisë, dega, këshilli i përgjithshëm dhe kryesia e LDK-së. Nëse jam kandidat me siguri që do ta fitoj garën për t’u bërë deputet. Kam humbur betejën, por luftën kurrë”, është shprehur Haraqija për GazetaBlic.Se që do t’i rikthehet politikës Haraqija e pati thënë disa herë nëpër televizione.

- Reklama -

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.Osmani po ashtu ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës./GazetaBlic

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort