- Reklama -

Zyrtare: Zgjedhjet në veri shtyhen për në prill

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është vendosur që zgjedhjet për kryetarë të komunave të veriut të shtyhen për në muajin prill të vitit 2023, për shkak të nivelit të rrezikshmërisë. Pas takimit me përfaqësues të partive, Osmani ka thënë se ka marrë një raport të përbashkët të Policisë dhe Agjencisë Kosovare për Inteligjencë për vlerësim të nivelit të rrezikut e se për të ka refuzuar të japë detaje.

Zgjedhjet në veri paraprakisht ishte paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore një muaj më herët. Të gjithë kryetarët ishin nga Lista Serbe, që nisi bojkotin e institucioneve të Kosovës pasi Qeveria vendosi t’i ndëshkojë pronarët e veturave me targa ilegale. Kjo parti vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e reja. Por kur zyrtarët e zgjedhjeve shkuan në komunat veriore për t’u përgatitur për zgjedhje, u përballen me sulme me shok-bomba e armë. Si pasojë, një polic është plagosur.

- Reklama -

Të shtunën, Osmani ka mbajtur takim me përfaqësues të partive dhe pas takimit ka njoftuar se një raport i detajuar për gjendjen në veri i është dorëzuar edhe KQZ-së.

“Duke u bazuar në zhvillimet dua të ju njoftoj qe kam pasur kontakte edhe me institucione të BE-së dhe më kanë thënë që nuk do të marrin pjesë për vëzhgim për shkak të kohës së shkurtër. Bazuar në këto vlerësime propozimi ishte që të shtyhen zgjedhjet për kryetarë komunash. Erdhëm në përfundim të shtyhet për në prill”, ka thënë ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort