Faton Peci, këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit thotë se Lista Osmani guxon të garojë e vetme por se edhe bisedimet me VV-në po vazhdojnë.
Ai tregon se në një hulumtim të ri kjo Listë i kalon 10% në zgjedhje.
“Vjosa Osmani guxon të garojë e vetme por edhe bisedimet me Vetëvendsojen po vazhdojnë. Vjosa Osmani ka guxu me kundërshtu koalicionin me PDK-në. Ka guxu edhe të kandidohet për kryeministri e për më pak se 1% nuk arriti të fitojë. Pragu zgjedhor nuk është temë për diskutim. Nuk e kemi prolem çështjen e pragut. Në një hulumtim të ri Lista Osmani është më lart se 10%“, deklaroi Peci në Kanal10.