- Reklama -

Bislimi konfirmon se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman: Duhet të mbahet konfidencial

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, Bislimi, ka thënë se emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka dorëzuar këtë të martë te kryeministri Albin Kurti versionin e fundit të planit.

- Reklama -

I pyetur se përse nuk po bëhet publik plani, kryenegociatori për dialogun ka theksuar se ka një dakordim që ai të mbahet konfidencial.

“Diskutimi për planit franko-gjerman ka qenë tete-a-tete mes ekipit dhe z.Kurti, mes ekipit dhe z.Vuçiq. Dakordimi nuk ka qenë që diskutimi për planin franko-gjerman të jetë i mbyllur, por përmbajtja e tekstit të mbahet konfidenciale”.

“Nuk është dakordimi i tipit si po ia bëjmë. Na është thënë ose e diskutojmë planin me këto kondita ose nuk e diskutojmë dhe ju jeni pala që nuk dëshironi të përfshiheni”, ka thënë Bislimi.

Ai tutje para anëtarëve të komisionit ka bërë të ditur se pritjet janë që në janar të nënshkruhet marrëveshja për të zhdukurit me forcë. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort