Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, është ankuar se Qeveria e Kosovës nuk e ka përkrahur Komunën e Rahovecit për sa i përket projektligjit të buxhetit për vitin 2023.
Ai ka thënë se pos që nuk janë mbështetur me ndonjë projekt konkret janë larguar edhe disa projekte të rëndësishme që financoheshin nga Qeveria.
Ai e ka përmendur edhe një qerdhe në qytet si dhe një shkollë në një fshat në Pastasel të Rahovecit.
Latifi ka thënë se i kanë kryer të gjitha obligimet me kohë. Mandje ka treguar se ka pasur takime miqësore me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe atë të Infrasrukturës, Liburn Aliu.
“Kemi pas takime miqësore me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, por edhe Liburn Aliu. Ne e kemi arsyetu mjaftueshëm, mandje edhe takime fizike që i kemi pasur me ministrat e linjës”, ka thënë ai.
I pyetur në këtë situatë mos ka ndikuar përkatësia e tij politike si pjesë e AAK-së, ndërkaq Qeverinë e drejton VV-ja, Latifi ka thënë se për këtë duhet të pyetet Kurti dhe ministrat e tij.
Sipas një raporti të Institutit GAP, Qeveria e Kosovës i ka favorizuar komunat që drejtohen nga VV-ja