- Reklama -

Samiti BE-Ballkan Perëndimor, agjenda dhe temat kryesore

Tirana do të jetë kryeqendër e Evropës të martën, pasi do të jetë për herë të parë nikoqire e Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në Samit do të jenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, por edhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, një kritik i politikave të BE-së.

- Reklama -

Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor do e përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit. Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë ndër të tjera do të diskutojnë për sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, intensifikimin e angazhimit politik, për përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja, sfidat e paraqitura nga migrimi si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet nga Presidenca e Kosovës.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ndonëse fillimisht kishe refuzuar pjesëmarrjen, ai të hënën ka njoftuar se po udhëton drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimor.

“Rrugës për në Tiranë do të ketë shumë gjëra të mira për qytetarët tanë. Shumë gjëra të mira janë në rrugë. Nuk kam bërë asgjë. Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte një dëm të madh për vendin tonë”, ka thënë ai, sipas mediave serbe.

I sigurt për praninë e Vuçiqit në Samit u shpreh të dielën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai të dielën tha me siguri se presidenti serb do të marrë pjesë në Samit.

“Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit”, tha Rama të dielën .

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez nuk do të vijë në Tiranë më 6 dhjetor, duke u arsyetuar se Spanja feston ditën e Kushtetutës në këtë datë.

Temat kryesore për të cilat do të diskutohen në samitin BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë , do të kenë në fokus luftën në Ukrainë, migracionin, luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si dhe përforcimin e sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Ndalur te lufta në Ukrainë, në fokus do të jenë përballimi i sfidave të përbashkëta që vijnë si pasojë e agresionit rus, e më konkretisht si mund të trajtohen efektet negative që kanë sjellë në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor. Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Rreth 1500 efektivë të policisë dhe forcave të tjera të sigurisë pritet të jenë në terren për ta siguruar mbarëvajtjen e Samitit. Niveli i masave të sigurisë duket se do të jenë “të hekurta”, gati të njëjta me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhi ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.

Në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga opozita.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE-në.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha një ditë para mbajtjes së protestës së thirrur njëkohësisht me samitin e BE në Tiranë, është shprehur i vendosur dhe i palëkundur se ajo do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pavarësisht se policia e ka quajtur “zonë të kuqe”.

Berisha u beri thirrje qytetareve te mblidhen ne bulevard dhe tha se Rama do të ulet të martën në karrigen e kryeministrit në samitin para liderëve të BE-së si “hajduti i parë i Shqipërisë”.

Agjenda e Samitit të 6 dhjetorit:
10:15 Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare
11:00 Diskutimi, shkëmbimi i mendimeve
11:45 Foto familjare
12:15 Seancë plenare dhe drekë pune
14:30 Konferencë për shtyp

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort