- Reklama -

Qëndroi në arrati për pesë muaj, bie në prangat e policisë i dyshuari për kultivimin e kanabisit në zonën e Malishevës

Para disa muajsh, Njësia Rajonale e Antidrogës në Gjakovë kishte zhvilluar një operacion që rezultoi me identifikimin e disa personave të dyshuar që kishin kultivuar mijëra bimë kanabis në zonën e Malishevës për muaj me radhë.

Një person atë kohë ishte arrestuar, por Policia kishte shpallur në kërkim edhe të dyshuar të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

- Reklama -

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se njëri nga personat që kishte qëndruar në arrati është edhe L.H., 29-vjeçar, i cili është arrestuar gjatë ditës së djeshme në kufi.

Sinjali mëson se ai është kapur në Merdar, ku pasi ishte ndaluar nga Policia, kishte rezultuar se i njëjti ndodhet në listën e personave të kërkuar.

Pas verifikimit nga ana e Policisë, i dyshuari është shoqëruar për në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, për t’u intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Ai po dyshohet se në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë, nga muaji maj deri në muajin korrik kanë kultivuar kanabis në parcela të ndara, në zonën e Malishevës.Pas shoqërimit në Polici, i njëjti ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë dhe më pas ndaj tij është nxjerrë aktvendim nga Prokurori i Shtetit për ndalim prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Ndryshe, gjatë aksionit të zhvilluar për këtë rast, në muajin korrik ishte arrestuar edhe A.M.i cili kishte tentuar që të ikte nga vendi i ngjarjes, por që nuk arriti të arratisej.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort